Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka cilësuar si një lajm të mirë pranimit e kontingjentit të parë të vaksinave ‘Astra Zeneca’, gjithsej 24 mijë copë, derisa e ka konsideruar si të pakuptimtë ceremoninë e pranimit të tyre.
Ahmeti këto vlerësime i bëri në një postim në llogarinë e tij në ‘Twitter’, derisa e ka cilësuar të rëndësishme mbrojtjen e punonjësve shëndetësor.
“Tepër lajm i mirë arritja e 24 mijë vaksinave apo dozave të Astra Zeneca. Kjo vaksinë është klasike dhe afati në mes të dy dozave është 3 muaj. Së paku punëtorët shëndetësor ti mbrojmë. Por nuk e kuptova “ceremoninë” e pranimit të vaksinave!”, shkruan ai.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se të parët që do të marrin vaksinat do të jenë mjekët dhe infermierët.