×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ahmeti takon ambasadorin austriak, e njofton për planin e zbatimit të rregullores së re të BQK-së

    FrontOnline
    21 Shkurt 2024

    Guvernatori i Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili e ka pritur me mëngjes Ambasadorin e Austrisë, Georg Schnetzer.

    Një prej temave kyçe të takimit të tyre, ka qenë rregullorja e këtij institucioni për operacionet me paratë e gatshme.

    Ahmeti i ka treguar mysafirit se rregullorja avancon integritetin e sistemit financiar dhe përafron Republikën e Kosovën me standardet e BE-së, si dhe ajo nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK.

    “Ambasadori Schnetzer u njoftua edhe për Planin e BQK-së për zbatimin e kësaj Rregulloreje në praktikë, si dhe veprimet për lehtësimin e efekteve të saj, krahas angazhimit konstruktiv të BQK-së për lehtësimin e transferimit të mjeteve sipas modelit të propozuar dhe gatishmërisë për të diskutuar opsionet e mundshme ligjore”, thuhet në kumtesë.

    “U theksua se BQK në mënyrë aktive po vazhdon me aktivitete të informimit dhe sensibilizimit, përfshirë lëshimin e linjës pa pagesë të dedikuar për qytetarët tanë dhe materiale tjera informuese, duke ftuar ata që ende nuk kanë llogari të hapin një të tillë në njërën nga bankat, e cila për grupe të cenueshme nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024 sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike”.

    Në këtë takim është folur edhe për nismat për avancimin e sistemit financiar, përfshirë projektin për modernizimin e sistemit të pagesave dhe synimin për anëtarësimin në Zonën e Vetme të Pagesave Euro të Bashkimit Evropian, i njohur si SEPA, Kartonin e Gjelbër dhe Kodin ISO.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025. Por, në...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    I shumëkërkuari Dritan Rexhepi është ekstraduar këtë të mërkurë nga Turqia në Shqipëria nën masa të jashtëzakonshme sigurie. Në pamjet e bëra...
    Lajme08 Janar 2025
    EULEX njofton se në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për Institutin e Mjekësisë Ligjore në angazhimin e tyre për të ndriçuar fatin...
    Sport08 Janar 2025
    Igball Jashari është larguar nga FC Prishtina. Nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari është transferuar tek Drenica. Klubi Kuqezi i ka uruar...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot pemëtarët e njohur të Kovragës. Hamza ka thënë se do t’i mbështes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.