×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Qeveria duhet ta bëjë atë që po e bën Prishtina, por shumëzuar me 100

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka hedhur edhe njëherë kritika të ashpra në drejtim të qeverisë për sjelljen e kësaj të fundit karshi qytetarëve dhe bizneseve në kohën e pandemisë.

    Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se qeveria në këtë koha ka dy detyra parësore, që janë kthimi i besimit në ekonomi dhe mbrojtja e qytetarëve që ata të mos biejnë në vijën e varfërisë.

    “Një qeveri në këtë kohë vec si qeveri nuk bon me mendu. Pra shteti duhet me e vendos vetën në këpucët e biznesit dhe të qytetarit. Në çfarë kushte një biznes do të investonte sot, dhe në çfarë kushtesh qytetari do të shpenzonte më shumë. Veç kur të mendoni ashtu, do ta kuptoni se çka po folni ju as për së afërmi nuk është zgjidhje. Zgjidhja e Keynesit për kërkesën agregate nuk ka të bëjë me mi gjet mu 900 euro kredi për me ble se nashta po pshtojmë, po me kthimin e besimit në ekonomi për me shpenzu më shumë
    “, ka shkruajtur ai.

    Madje ka thënë se qeveria duhet ta bëj atë që po e bën komuna e tij, mirëpo të njëjtat veprime duhet t’i shumëzojë për 100.

    Postimi i plotë:

    Bislo ja ke huq prapë vlla – se prej qeverisë as që po pres më!

    Në këtë krizë qeveria i ka dy qëllime – 1. Me e kthy besimin në ekonomi – ku bizneset investojnë e qytetarët shpenzojnë (e kundërta e tkurrjes) – pra me e hjek sikletin se ditë të zeza po na presin dhe 2. Me i mbrojt më të rrezikuarit mos me ra nën vijën e varfërisë.

    Një qeveri në këtë kohë vec si qeveri nuk bon me mendu. Pra shteti duhet me e vendos vetën në këpucët e biznesit dhe të qytetarit. Në çfarë kushte një biznes do të investonte sot, dhe në çfarë kushtesh qytetari do të shpenzonte më shumë. Veç kur të mendoni ashtu, do ta kuptoni se çka po folni ju as për së afërmi nuk është zgjidhje. Zgjidhja e Keynesit për kërkesën agregate nuk ka të bëjë me mi gjet mu 900 euro kredi për me ble se nashta po pshtojmë, po me kthimin e besimit në ekonomi për me shpenzu më shumë.

    Investimet qeveritare janë zero se i keni nal, bizneset nuk guxojnë me investu se spo presin send, dhe qytetarët nuk shpenzojnë se skanë. Ata që kanë i ruajnë për ditë të zeza. E kundërta e Keynesit!

    Qeveria duhet me e bo atë që po e bën Prishtina shumëzuar për 100. Grante për biznese, investime kapitale në max, dhe shpërndarje e parave për krejt sektorët. Qytetarët do të shpenzonin më shumë se do të kenë, bizneset do të investojnë përtej granteve sepse presin ditë më të mira dhe investimet kapitale do të ishin direkt rritje e kërkesës agregate pa shkuar në konsum të importeve.

    Është e thjeshtë, në Macro 101 në çdo shkollë. Si të majtë ashtu edhe të djathtë. E ke në çdo shtet serioz në botë sot. Mundësitë i kemi, vec edhe vullnetin e mendt.

    Po shpresoj që këtë pjesën që e lexova në media që ke thënë “Të gjithë ata që kanë nevojë për me shtu kërkesën agregate kanë mundësi me marrë kredi…..” është keqcitim sepse për herë të parë në jetë po dëgjoj që kërkesa agregate qenka nevojë individuale e dikujt.

    Për mos me shkru statuse dilni në debate. Lehtë është, vec a dojmë.

    P.S. Në shtetet me politika monetare pjesa e bankave ndikohet me kamatat që Bankat Qendrore huazojnë tek Bankat komerciale duke ndikuar direkt në kamata. Meqenëse nuk kemi politika monetare atëherë intervenimi do të mund të ishte më direkt. Qoftë me tavan të kamatave në fazë emergjente qoftë përmes një fondi huazues qeveritar për bankat me kushtin që i japin me kamata tepër të ulta. Por edhe kjo nuk ka efekt pa masat e tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë për një sulm fizik ndaj taksistit kosovar. Sipas këtyre raportimeve, F.S., 34-vjeçar, është sulmuar fizikisht...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa bujqësore “Krusha” thotë se pavarësisht rolit të rëndësishëm në eksport, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Pas lajmit...
    Vip17 Nëntor 2024
    Banori më i ri i shtëpisë më të madhe në vend, Pauli ka pasur një kërkesë ndaj konkurrentëve të tjerë. “Njerëz jemi,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme, Gresa ka akuzuar Anisën se po e shfrytëzon Burimin. Por Anisa këtë e akuzë nuk e ka pranuar,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.