Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për gastronomët pasi ata lejohen të punojnë deri në orën 19:00, ndërsa menjëherë fillon ora policore.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët që të flejnë në kafe.
“Gastronomia lejohet të punojë deri në 19, ndërsa ora policore fillon në 19:00. Punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët dhe të flejnë në kafe ose të teleportohen në shtëpi”, ka shkruar Ahmeti.
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër. Në komunat që janë në zonën e kuqe do të ketë orë policore nga ora 19:00.