Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritje së numrit të viktimave nga Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se dje u regjistruan 14 viktima nga Covid dhe a ka përgjegjësi dikush të kërkojë falje.
Postimi i plotë:
Kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan covidin totalisht në fushatë, arsyetimet ishin banale – thjeshtë thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthin i bie “na duhen votat”. Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushates.
Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga covid në një ditë. Katërmbëdhjetë në NJË ditë. A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje? Si kanë mundësi të flasin për çkado tjetër para se ta bëjnë këtë gjë?
Apo ti numërojmë e rinumërojmë njiherë e mandej merremi me të. Thjeshtë po trajtohet si çështje numrash. Sot 14, nesër sa?