Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në konferencën e përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se janë në kontakt me ministrin e Shëndetësisë, dhe se nuk dihet se çfarë na pret gjatë kësaj sezone, raporton Front Online.
Sipas tij, tani na pret një situatë më e vështirë, andaj edhe qytetarët duhet të kenë kujdes në mënyrë që mos të detyrohen që të marrin masa shtesë.
“Po mundohemi të koordinohemi në çdo hapë. Tani na pret një sezon e vështirë, koha po bëhet më e ftohtë, ndotja po bëhet më aktuale, sëmundjet edhe më aktuale. Ne nuk po e dimë se çfarë na pret, prandaj maska do të na ndihmoj. Mos ta detyrojmë ministrinë të kemi resekcione shtesë”, tha ai./Front Online