Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rastin e largimit të emigrantëve sirian nga një lokal në kryeqytetin e Kosovës.
Ahmeti ka thënë se sjellje të këtilla shprehin mungesë solidariteti e dhembshurie.
“Gjatë ditës shoh plotë statuse të kujtimeve të dhunës serbe në Kosovë. Plotë muhabete dëgjoj “kur ishim refugjatë…”. Solidaritet, dhembshuri e vuajtje. Por edhe krenar me atë se kush jemi. Mqndej shoh se në një lokal në Prishtinë me dhunë i kanë nxjerr jashtë disa refugjatë nga Siria! Solidariteti, dhembshuria për toke! E besa edhe krenaria! Marre!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kamerierët e një lokali në kryeqytet sot janë përplasur me disa emigrantë nga Siria mëngjesin e sotëm.
Më pas kanë qenë prezente forcat e rendit, të cilët kanë ndërhyrë në mes të këtij konflikti.