Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për shkak të punimeve në parkingun nëntokësor tek Fakulteti Filologjik, drunjtë kanë arritur t’i zhvendosin me sukses. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i dëmtojnë apo të mos parkohen pranë tyre.
Ahmeti ka bërë me dije se do të katërfishojnë numrin e drurëve në hapësirën e parkingut.
Ai ka njoftuar se kjo hapësirë do i ketë mbi 700 vendparkime nëntokësore dhe ku do të rritet hapësira e gjelbër.