Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar sërish pas masave kufizuese që i ka marrë qeveria si përgjigje ndaj Covid-19.
Ai ka thënë se si pasojë e këtyre masave më të hapur janë kufijtë e jashtëm se ata të brendshëm, pasi që një kaçanikas pas orës 19:00 mund të shkojë në Shkup të Maqedonisë së Veriut por jo edhe në Prishtinë.
“Ja edhe një absurditet: Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se “kufijtë” e brendshëm”, shkruan Ahmeti në Facebook.