×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti në tre vjetorin e vdekjes së Astritit: Ishte aktivist politik dhe student shembullor

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin, për të cilin ka thënë se ishte një aktivist shembullor.

    Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se vdekja e tij në burgun e Prizrenit ku edhe ishte mbajtur padrejtësisht, mbetet e pasqaruar, shkruan “Front Online”.

    Ndryshe, sot është trevjetori i vdekjes së Astrit Deharit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që ia morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.

    Postimi i plotë:

    Astrit Dehari ishte aktivist politik, aktivist i LVV, student shembullor dhe për një kohë edhe punëtor shembullor në Komunën e Prishtinës.

    Përveç temave të drejtorisë së shëndetësisë, vinte te unë në zyre gjithmonë kur kishte takuar ndonjë qytetar në hall nga gjendja ekonomiko-sociale dhe mendonte se duhet ti ndihmojmë. E shihte si qëllim jetësor ndihmën për njerëzit në nevojë.

    Vdekja e tij në burgun e Prizrenit ku ishte dërguar dhe mbajtur padrejtësisht mbetet e pasqaruar. Dhe kjo është barrë jo vetëm për pushtetin e atëhershëm politik e administrativ, por barrë për secilin qytetar të Republikës. Barra dhe përgjegjësia vecse do të shtohen deri të zbulohen krejt rrethanat dhe krejt përgjegjësit e asaj çfarë ka ndodhur.
    Por, sot, në tre vjetorin e vdekjes së hershme të Astritit, ta kujtojmë Astritin për njeriun që ishte, modest, punëtor, zë i butë për miqtë, e zë i fortë për drejtësi e barazi.
    Shpirti ndjesë i past!
    #drejtesiperastritin/Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme03 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka njoftuar se ka vizituar sonte Reçakun. Tahiri thotë...
    Lajme03 Janar 2025
    Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë. Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si...
    Lajme03 Janar 2025
    Me depërtimin e frontit të ftohtë, të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes të ketë...
    Të tjera
    Vip03 Janar 2025
    Pasi kishte vite pa e parë, artistja Parashqevi Simaku u takua më në fund sot me djalin e saj, Luke. Pamjet të...
    Lajme03 Janar 2025
    Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi tri orë sa ishin duke pritur më herët, tani mërgimtarët...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropioan von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për...
    Vip03 Janar 2025
    Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, i 23-ti me radhë, i cili si zakonisht padyshim që premton shumë për...
    Lajme03 Janar 2025
    Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë,...
    Lajme03 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e radhës që ka zhvilluar. Krasniqi ka treguar se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.