×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Kur kemi qenë racionalë me miqtë, na ka dalë mirë – Kurti s’e çon në Kushtetuese draftin para zgjedhjeve

    FrontOnline
    24 Maj 2024

    Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka folur për zhvillimet politike në Qeverinë Kurti.

    Ahmeti tha se Kosova në tri vitet e fundit është bërë problematikja më e madhe për ndërkombëtarët dhe nuk po bëhet racionale e rrjedhimisht edhe partnerët s’po e kuptojnë.

    Ai tha se situata është e riparueshme, por sipas tij, duhet zgjedhur një rrugë më e shkurtë e me më pak dëme, teksa shprehu gatishmërinë që në një qeveri teknike ta nënshkruajë Asociacionin.

    “Ta bëjmë një qeveri teknike, unë e nënshkruaj, le të më thonë tradhtar, s’ka problem. Unë e di që sa herë i kemi dëgjuar dhe kemi folur në mënyrë racionale me miqtë tanë, na ka dalë mirë, e edhe kësaj radhe do të na dilte mirë”.

    “Unë nuk pres që kryeministri Kurti e dërgon në Gjykatën Kushtetuese draftin (draft-statutin e Asociacionit) para zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve, mendoj se do ta bëjë. Nuk pres të ndodhë asnjë gjë në aspektin e presionit ndërkombëtar”, tha Ahmeti në “Info Magazine”, njofton Klankosova.tv.

    Ish-kryetari i Prishtinës më tej tha se në ditën që Kosova e dërgon draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli i Ministrave pas një muaji do të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme, ku Kosova do të anëtarësohet në KiE.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    E mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi është shprehur se ka vetëm një ëndërr, dhe ajo...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, njësiti FAST Kosova, në asistim me FIT-in, ka arrestuar sonte në Mitrovicë një person i cili po kërkohej me...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori suedez, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të jetë e mbyllur. Diplomati, thotë...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.