Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi që Qeveria e largoi Mitrovicën e Jugut nga zona e kuqe.
Ahmeti e kritikoi ministrin Zemaj sepse pas takimit të tij me Agim Bahtirin u largua Mitrovica nga zona e kuqe.
Ai shkruan për fjalë e Bahtirit “e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”, i kritikoi ata se këtë çështje po e shohin si negociata e bindje.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe por pas takimit të kryetarit Bahtiri me Ministrin Zemaj janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet e verdhë sepse “e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”. Dmth çështje negociatash dhe bindjesh’
Mitrovica e Jugut është në zonën e kueq por pas takimit të kryetarit Bahtiri me Ministrin Zemaj janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet e verdhë sepse “e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”. Dmth çështje negociatash dhe bindjesh’
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) November 12, 2020