×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Komuna do ta përballonte koston prej 9 milionëve për ta ndërtuar sallën koncertale

    FrontOnline
    12 Mars 2021

    Komuna e Prishtinës ka shpalosur tri projekt-propozimet për ndërtimin e Sallës Koncertale në ish shtëpinë e mallrave “Gërmia”. Projektet ideore u konsideruan si fenomenale dhe do të ruanin trashëgimin dhe memorien e ish Gërmisë. Derisa u tha se tek javën e ardhshme do të dihet se cili projekt do të përzgjidhet nga komuna.

    Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti në një konferencë për media, tha se për ta bërë përzgjedhjen e duhur kanë aranzhuar jurinë profesionale që përbëhet nga profesorë ndërkombëtarë, arkitekt dhe nga pjesëtarë nga Institutit i Trashëgimisë Kulturore.

    Sipas tij, nëse kosto financiare e ndërtimit të saj është 9 milionë euro, sikur projekti i parë i prezantuar, atëherë brenda dy viteve e njëjta do të ndërtohet.

    “Ideja ka qenë që të ruhet sa më shumë identiteti dhe ruhet memoria. Por në anën tjetër sikur edhe plotë qytete sot në botë, e veçanërisht në Evropë ku investohet në ndërtesë, ruhet trashëgimia e qytetit, por bëhet intervenimi në atë mënyrë që të kemi edhe memorien dhe diçka që të përdoret në kohë moderne….Nëse kosto është 9 milionë Prishtinë mundet për dy vite me përfundu këtë sallë në mënyrë që në vitin 2023 të kemi të gatshme për koncerte”, tha ai.

    Pavarësisht kësaj, Ahmeti tha se ky konkurs është vetëm për zgjedhje, e jo vendim për ndërtim, pasi kosto mund të jetë e lartë e fituesit nga ana e jurisë.

    “Ky është konkurs për zgjedhje, nuk është vendim për ndërtim. Mund të ndodh që ata që e fitojnë vendin e parë të jetë ma e mira, po të vendosim mos ta ndërtojmë se kushton 50 milionë euro që na nuk i kemi. Por ideja jonë është që të vendoset për të mirën. Në momentin që vendosë komisioni ta qesim në tender për të filluar ndërtimi i saj… Besoj që javën e ardhshme bëhet përzgjedhja, ata kanë pasur një takim dhe do të tregon se kur kryhet kush ka fituar. Pastaj e hapim pjesën tjetër të ofertës që ka të bëjë me kompania edhe ofertën financiare se sa do të kushtojë”, shtoi ai.

    Ani pse i bëri publike projektet, Ahmeti nuk i zbuloi emrat e kompanive, pasi tha se të njëjtat sipas rregullave janë dorëzuar vetëm me shifra.

    “Kemi marrë tre profesorë ndërkombëtar, njëri është i universitetit të Havardait, Zagrebit dhe Stambollit të cilët kemi kërkuar të jenë pjesë e jurisë, dy nga shoqata e arkitekteve, një anëtarë të komunës dhe nga Institutit i Trashëgimisë Kulturore… nuk e dina cili propozim i kujt është. Prandaj sot nuk iu tregojmë se kush është kompania sepse sipas rregullave të prokurorimit këto janë dorëzuar me numër, shifër që komisioni mos me ditë cili propozim i takon”, deklaroi Ahmeti.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka publikuar një parullë, pas skandalit me 100 mijë euro grant, për vëllain...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Augsburg të Gjermanisë, vlerësoi lart kontributin e diasporës kosovare, duke e paraqitur atë...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Sport16 Nëntor 2024
    Cristian Jura, gjyqtar rumun në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, ka ofruar një analizë mbi ngjarjet e ndeshjes së së...
    Sport16 Nëntor 2024
    Agim Ademi ka reaguar në lidhje me sjelljen skandaloze që Rumania e bëri si nikoqir i Kosovës. Derisa Dardanët ishin të pandalshëm...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh partisë në pushtet. “Mbani familjarët larg parave të shtetit”, tha...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Vullneti gjatë qëndrimit të tij në kafaz, këtë ‘objekt’ e përdori edhe për vallëzim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.