×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti i reagon Hotit për deklaratat: Kjo kërkesë është absurde dhe shumë qesharake

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti, i ka quajtur qesharake deklaratat e Avdullah  Hotit, i cili ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Aitha se është kërkesë për PR dhe jo reale dhe se lidershipin e LDK-së e kanë të zgjedhur për një kohë të gjatë.

    “Është kërkesë më tepër për PR politik, se sa kërkesë reale, në fakt edhe qesharake. Janë strukturat e partisë, është Kuvendi,  Këshilli i Përgjithshëm i partisë dhe kur të dojë ai dhe kur të dojë shumica e këtij Këshilli, këtij Kuvendi, mund të organizohet një kuvend i tillë. Mendoj që lidershipin e LDK-së e kemi të zgjedhur për një kohë të gjatë dhe nuk e kemi asnjë lloj kontesti. Individët janë individë”, tha Ahmeti, shkruan Gazeta Blic.

    Por, a i kishte shprehur pakënaqësitë Hoti në LDK, para se t’i bënte publikisht?

    Nënkryetari Imri Ahmeti thotë se i ka adresuar disa shqetësime, por jo të nivelit të tillë që i ka bërë sot.

    “Në fakt ai ka mundur që këto pakënaqësi t’i adresojë në organet e partisë e jo në media, i ka adresuar disa shqetësime por jo të nivelit të tillë çfarë i ka bërë sot”, theksoi ai.

    Ndërsa, lidhur me deklaratën për keqpërdorime me vota të diasporës, Ahmeti tha se është absurde kërkesa e Hotit.

    “E paimagjinueshme ideja e tillë e profës, për gjithë respektin që kam ndaj tij, për mua është absurde kjo kërkesë, shumë qesharake çfarë ka kërkuar”, deklaroi Imri Ahmeti.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.