Infektologu, Sali Ahmeti, ka thënë se gjendja sa i përket pandemisë COVID-19 në Klinikën Infektive është e qetë dhe e menaxhueshme.
Ai ka thënë për T7 se gjendja është e qetë, por që mund të kemi shtim të rasteve të infektuara ditëve në vijim.
“Ne aktualisht jemi në një situatë relativisht të qetë në raport me vendet tjera evropiane. Situata është e menaxhueshme. Ne kemi numër të konsiderueshëm të rasteve që janë të shtrira në të gjitha spitalet. Unë besoj që ne kemi një situatë të qetë por me mundësi që të kemi shtim të numrit të rasteve”, ka thënë ai.
Ahmeti ka treguar se momentalisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë 97 pacientë., raporton Gazeta Express.
“Momentalisht ende e kemi të mbushur Klinikën Infektive me pacientë, disa janë në gjendje të rëndë e disa edhe në gjendje kritike. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që gjendja e tyre të përmirësohet. 97 pacientë janë të shtrirë sot në klinikë, disa prej tyre lëshohen disa pranohen”, ka thënë ai.
Përndryshe, Ahmeti ka treguar se pacientët e shtrirë në këtë klinikë ende nuk kanë votuar, por që gjatë ditës do të ju krijohet mundësia për të votuar.