×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ahmeti: Fondi prej 5 milionë eurosh për bizneset do të fillojë zbatimin prej të hënës

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej të hënës me 23 nëntor.

    Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se se secili biznes që ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit mund e që ka pësuar humbje nga pandemia mund të aplikojë, përcjell FrontOnline.

    Ahmeti, ka shpejguar edhe mënyrën e aplikimit derisa ka thënë se aplikimi do të jetë i hapur për dhjetë ditë.

    Postimi i tij i plotë:

    Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej të hënës me 23 nëntor. Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës.

    Aplikimi është i thjeshtë, do të jetë online dhe do të jetë i hapur për 10 ditë.  Komuna e Prishtinës ka shumë biznese dhe ky fond mund të jetë vetëm një copëz e vogël e humbjes por Prishtina me të gjitha kapacitetet do të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë, me shpresën që së shpejti do të kemi pako të tjera nga shteti. Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.

    Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Qëllimi i grantit nuk është luftimi i joformalitetit, prandaj nuk kërkojmë dëshmi të tatimeve të paguara e punëtorëve të regjistruar. Megjithatë, veprimtaria e biznesit që aplikon duhet të jetë në listën e veprimtarive të ndaluara gjatë këtij viti apo në veprimtaritë që indirekt janë prekur negativisht nga mbyllja. Ndarja e fondeve do të jetë transparente, dhe meqenëse aplikimi është online, procesi mund të monitorohet nga organet e Komunës, Ekzekutivi dhe Kuvendi Komunal në çdo kohë.

    Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju. Në kohë normale, përmes projekteve e shërbimeve, e në kohë krize përmes subvencioneve e ndihmave direkte./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.