Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është e prtishme rritja e numrit të rasteve ditore me COVID-19 në Kosovë, duke shtuar se nuk ka pasur kujdes nga partitë gjatë fushatës.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se vetëm sot kanë qenë mbi 300 raste dhe 10 të vdekur si pasojë e virusit korona.
“Duke marr parasysh moskujdesin e partive gjatë fushatës, dhe gjendjen në regjion e Evropë, lehtë e pritshme që numrat e të infektuarve me covid do të rriten në Kosovë. Vetëm sot kishte mbi 300 raste dhe 10 viktima. Ju lutemi për kujdes. Mos ta kthejme këtë moskujdes në traghedi më të madhe”, ka shkruar ai.