Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kjo fundjavë po fillon ndryshe me masa shtesë restriktive për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se rritja e madhe dhe e shpejtë e rasteve me COVID e ka rënduar situatën në Kosovë,
“Të gjithë duhet të jemi më të ndërgjegjshëm, ndaj vetes dhe të tjerëve rreth nesh, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë”, ka shkruar Ahmeti.
Ai kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë t’i mbajnë maskat, t’i dezinfektojnë duart dhe ta mbajnë distancën.
Hyrje/daljet janë ndaluar nga mbrëmë në orën 20:00 deri të hënën në orën 05:00, në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime.