Llapi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me qendërmbrojtësin kosovar, Ahmet Halitin.
Llapjanët përmes faqes zyrtare e kanë falënderuar Halitin për kontributin e dhënë te “bardhekaltrit”.
“Faleminderit Ahmet Haliti! Ju njoftojmë se kemi mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me qendërmbrojtësin Ahmet Haliti. Klubi e falenderon Halitin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Llapi.
Ahmet Haliti ishte pjesë e skuadrës nga “Zahir Pajaziti” nga viti 2020 dhe suksesin më të madh më këtë skuadër e arriti edicionin që tashmë kemi lënë pas kur triumfoi në Kupën e Kosovës.
FC Prishtina, Feronikeli ishte dy skuadrat tjera kosovare ku Haliti kishte qenë pjesë në të kaluarën.
Krahas Halitit, gjatë ditës së hënë, Llapi ka njoftuar edhe për largimin e kapitenit, Mentor Zhdrellës pas katër vjetësh.