×
  • Kronika
  • Kronika

    Ahengjet me krisma armësh po vazhdojnë, Policia intervenon në një restorant në Obiliq

    FrontOnline
    27 Shtator 2022

    Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Për një rast të tillë, që ka ndodhur mbrëmë në Shkabaj të Obiliq, ka nisur hetimet Prokuroria.

    Sinjali mëson se të shtënat me armë janë dëgjuar në një restorant në Shkabaj, me ç’rast Policia është aktivizuar posa ka marrë informacionin dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

    Sipas informacioneve të para, organizatori i ahengut ka gjuajtur disa herë më armë, gjë që e ka pranuar edhe vet ai. I njëjti ka dorëzuar armën, ndërkohë që është shoqëruar në stacion policor.

    Ndaj të dyshuarit, burimet thonë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprave penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve’ dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    Kujtojmë se ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Kronika08 Shtator 2024
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Grykën e Hulajve, Deçan, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Rreth orës 21:00,...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Kronika07 Shtator 2024
    Një shtetase bullgare është arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”. Sipas Policisë, e dyshuara është...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për vdekjen e drejtorit të Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha. Limaj ka thënë se...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se situata në frontin e Pokrovskit është përmirësuar ditëve të fundit, pavarësisht se refuzoi të jep...
    Sport08 Shtator 2024
    Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, foli për Uefa.com pas fitores 5-0 ndaj Hungarisë në Ligën e Kombeve.   “Mendova se në fillim...
    Lajme08 Shtator 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pesë ditët e javës së ardhshme do të jenë mjaftë dinamike dhe me...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mban fjalën e tij në Asemblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku në fokus janë zgjedhjet parlamentare...
    Vip08 Shtator 2024
    Sot është një ditë e veçantë për Diola Dostin, pasi ajo feston ditëlindjen e saj. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.