Është përfolur gjatë ditëve të fundit se Mohamed Salah, e ka vazhduar kontratën me Liverpoolin.
Duket se kjo tashmë është çështje e kryer.
Lidhur me këtë ka folur edhe ish-futbollisti i Manchester Cityt Kun Aguero.
Aguero bëri të ditur se Salah, e ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet të tjera.
Ai theksoi se tashmë ka hequr çdo dyshim lidhur me këtë.
“Ai mbetet një lojtar kyç dhe një kontratë e re është lajmi më i mirë që Liverpool mund të marrë”, ka thënë Aguero.