Pas dhjetë vitesh në “Etihad Stadium”, Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City.
Argjentinasi do të jetë njëri prej futbollistëve më të kërkuar në afatin kalimtar veror, shkruan FrontOnline.
“Bomberi” argjentinas vendosi të largohet nga Manchester City pas dhjetë vitesh te “Qytetarët” për të nisur një aventurë të re.
https://www.instagram.com/p/CEM0CBEpQwt/?utm_source=ig_embed
Mediat ndërkombëtare raportojnë se vendimi se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, do të merret nga e dashura e Agueros, Sofi Calzetti.
https://www.instagram.com/p/B0CXbl_F3IQ/?utm_source=ig_embed
Bukuroshja italiane e detyroi Agueron të refuzonte të gjitha ofertat fitimprurëse nga Premierliga, pasi ajo dëshiron të kthehet në vendlindjen e saj, në Itali.
Edhe pse Barcelona përmendet si destinacioni i ardhshëm i argjentinasit, duket se ky variant nuk është real.
Kjo për shkak të bjondes së tij.
https://www.instagram.com/p/BlI42DIBexC/?utm_source=ig_embed
Sidoqoftë, mësohet se ende asnjë klub italian nuk i ka bërë ofertë Agueros, kështu që çifti është aktualisht duke pritur./FrontOnline/