Dogana e Kosovës është duke vazhduar funksoninin me ushtrues detyre të Drejtorit. Aktualisht këtë pozitë e mban Bajram Rexha, pasi kryeministri Avdullah Hoti kishte shkarkuar nga kjo pozitë Ibrahim Xhakën.
E procesin deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të Doganave është duke e monitoruar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Në faqen zyrtare kanë publikuar rezultatin e procesit ku Agron Llugaliu prin me 64.5 pikë, i ndjekur pas nga Bahri Berisha me 62. 5 pikë.
Në pozitat tre dhe katër janë Ekrem Hajdari dhe Bashkim Arifi me më pak pikë.