Drejtuesi ekzekutiv i institutit GAP, Agron Demi i ka reaguar Koordinatorit për siguri kibernetike, Zafir Berisha, rreth çështjes së sigurisë të sistemit kibernetik në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Demi i është kundërpërgjigjur Berishës, pasi ky i fundit tha se nuk mundet t’i ruajë “me snajperkën e luftës sistemet e ndjeshme të çdo institucioni”.
“Pajtohem, me snajper nuk mundesh me i ndalë sulmet kibernetike”, ka shkruar Demi.
Postimi i plotë:
Nje sulm septik nga koordinatori kibernetik.
Megjithate, qysh jemi mësu me gjuhën fyese nëpër studio televizive, kjo e Zafës pom duket gjuhë akademike.
Thonë, gjithçka i duket gozhdë atij që e ka çekiqin në dorë. Zafa e ka snajperin edhe gjithçka sillet rreth tij.
Ministria Bajrami e pranoi sot se ishte sulm kibernetik. Sulmet kibernetike nuk vijnë veq prej Rusisë, por edhe brenda nga hajnat e shtëpisë. Por po pajtohem, me snajper nuk mundesh me i ndalë sulmet kibernetike. As duke kujdestaru në kohë të drekës. Por duke ndërtu sistem i cili nuk ta lejon me i hap katër llogari fiktive në sistemin e menaxhimit financiar.