Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në partneritet me IHS Project dhe AQH Project ndau sot çmimet për raportimin e përgjegjshëm rreth diabetit për vitin 2024.
Vendi i parë iu nda gazetares së Gazeta Shneta, Diana Basholli, për hulumtimin me titull “Kam mendu që diabeti i prek veç pleqtë”.
Çmimi i dytë shkoi për Vlera Shabani nga Kallxo, për hulumtimin “Kemi shumë shpenzime”: Prindërit e fëmijëve me diabet presin dorën e shtetit.
Teksa, juria vlerësuese e përbërë nga Arton Konushevci, Sokol Shameti, dhe Venera Berisha Muharremi, vendosi të ndante edhe çmimin e katërt, i cili shkoi për emisionin e Kanal10, “Familja Jonë”, me autore Saranda Bujupi Rama.
Këto çmime u ndanë pas ngritjes së kapaciteteve të gazetarëve në prill të këtij viti përmes një trajnimi dy-ditor të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim me synim vlerësimin e punës së gazetarëve që kanë kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje të rëndësishme shëndetësore.
Përmes kësaj iniciative, u promovua raportimi cilësor dhe etik mbi diabetin, duke theksuar rëndësinë e informimit të drejtë për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin përfaqësues të mediave, profesionistë shëndetësorë, dhe përfaqësues nga organizatat partnere.
AGK falënderon të gjithë gazetarët pjesëmarrës dhe i inkurajojnë ata të vazhdojnë të trajtojnë tema të rëndësishme shëndetësore me përgjegjësi dhe profesionalizëm.