×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK-ja dënon sulm*in e Kryeministrit Kurti ndaj mediave: “Gjuha e tij është e rrezikshme dhe nxit urrejtje”

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një mbledhjeje të partisë së tij, Vetëvendosje, ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër mediave, duke e shfrytëzuar këtë mundësi për të sulmuar gazetarët dhe median kosovare. Ai ka thënë se mediat gjithmonë fajësojnë qeverinë për çdo sulm të Serbisë ndaj Kosovës, por nuk e përmendin kurrë Serbinë si fajtor

    Kurti ka shtuar se për arsye të caktuara, mediat janë më shumë kundër qeverisë në mandatin e tij, duke theksuar dy arsye kryesore: së pari, që qeveria nuk i paguan mediat, dhe së dyti, se mediat tani nuk frikësohen më nga pushteti.

    Mediat për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën tek qeveria jonë, por asnjëherë tek Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”.
    “Kurrë nuk kanë qenë më shumë media kaq shumë kundër qeverisë sesa në këtë katër vjeçarin tonë. Unë besoj se kjo është për dy arsye apo ndoshta shkaqe themelore. E para, sepse ne nuk i paguajmë. E dyta, sepse tash mediat nuk frikësohen më nga pushteti”, ka thënë Kurti.

    Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta,  nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili e ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga Kryeministri. AGK-ja ka theksuar se kjo është një gjuhë ofenduese dhe e rrezikshme që i vendos gazetarët dhe punonjësit e mediave në rrezik, duke theksuar se një fjalor i tillë mund të nxisë urrejtje ndaj mediave dhe të krijojë një atmosferë të pasigurisë.

    Në këtë kuadër, AGK-ja ka kërkuar që Kryeministri Kurti të ndalojë përdorimin e gjuhës që nxit urrejtjen ndaj mediave, dhe ka kërkuar që gazetarët dhe mediat në Kosovë të mund të ushtrojnë lirinë e tyre të shprehjes pa u penguar ose intimiduar nga pushteti.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gjakovë, e kjo me rastin e festës së Krishtlindjes. Në një...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot nga ora 10:00 do të prezantojnë të arriturat e marrëveshjes...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për FrontOnline, ka folur për ecurinë e mbledhjes së të hyrave në komunën e tij, duke theksuar...
    Të tjera
    Sport26 Dhjetor 2024
    Mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders ia ka lënë qenit të tij emrin “Messi” për ta nderuar legjendën argjentinase, Leo Messi. Këtë vendim...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Mesatarisht për rreth 35 për qind u kanë rënë Komunave të Kosovës të hyrat nga tatimi në pronë gjatë këtij viti. Kjo...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Banka Qendrore e Kosovës sot do të bëj prezantimin vjetor për vitin 2024. Ky prezantim do të bëhet me fillim nga ora...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, por pa reshje. Në njoftimin e...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të fashme në vend kanë bërë një fotosesion krejtësisht unik brenda Big Brother VIP Kosova. Djemtë e shtëpisë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Situata me energjinë elektrike në vend ka shkaktuar shumë telashe, si për ekonomitë familjare, ashtu edhe për bizneset. Me një situatë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.