×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK-ja dënon presionet dhe kërcënimet ndaj gazetares së “Kossev”

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se është njoftuar se gazetarja e portalit “Kossev” nga Mitrovica e Veriut, Dragana Vukosavleviq, është kërcënuar nga një zyrtare e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ndaj saj është ushtruar presion.

    AGK-ja tha se Vukosavleviqi ka raportuar për mos-regjistrimin e të sapolindurve në këtë komunë, duke i përdorur përgjigjet e zyrtares së regjistrit civil F. Stavileci, pas një sërë përpjekjesh, sipas AGK-së, për të marrë informacion zyrtar për temën.

    “Sipas raportimit të portalit, ajo e ka kërcënuar gazetaren se do t’ia dërgojë policinë në redaksi. AGK-ja i dënon ashpër kërcënimet dhe pengimin e punës ndaj gazetares Vukosavljeviq dhe e fton Policinë e Kosovës të bëjë hetimet e duhura në mënyrë profesionale”.

    “AGK-ja gjithashtu i bën thirrje Komunës së Mitrovicës Veriore të kryejë hetime të brendshme për incidentin”, shkroi AGK-ja.

    Më tej, AGK-ja ftoi kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiqin dhe administratën komunale që të ofrojnë transparencë për vendimet e marra.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton kryetarin, Erden Atiq dhe administratën komunale që ai udhëheq që të ofrojë transparencë për vendimet, dhe të angazhohet për të kthyer përgjigje për tema të interesit publik, për gazetarët e të gjitha nacionaliteteve”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit për të marrë pjesë në...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-deputeti i LDK’së, Agim Veliu ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti, ku Avdullah Hoti kërkoi lidership të ri të paritsë....
    Lajme18 Mars 2025
    Dritëro Arifi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që i ndalon Hashim Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait...
    Të tjera
    Vip18 Mars 2025
    Reperi Gjesti duket se po kalon disa nga ditët më të vështira brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Një video e...
    Vip18 Mars 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë, duke treguar se është arrestuar pas ballafaqimit që...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-ut,...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të...
    Lajme18 Mars 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar për Front Online ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e tij të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Komentet e tij u...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.