Shoqata e Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kryetrajnerit, Tahir Batatina, i cili mbrëmë pati një debat të ashpër me gazetaren e sportit, Qëndresa Krelani.
AGK-ja ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës të marrë masa ndaj Batatinës për gjuhën e përdorur drejt Krelanit, shkruan FrontOnline.
https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/3809238425810878?__cft__[0]=AZUZy_yRBG8-fS81Hs25JCsElWvpfWVMU3RBc07R9i4becFtYNFQffqEsG4Sr8Vv1vO8bNuezAExQkP9L-q8zwcIJZ2rvdIu6wG7BcHR_6Z-UVCHSomOFPKc-C9O4Yk9x8hQSlncbNNN9LgLKk6YCvtN&__tn__=%2CO%2CP-R
Reagimi i plotë i AGK-së:
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, shprehet tejet i shqetësuar me gjuhën seksiste dhe fyese të trajnerit të futbollit, Tahir Batatina, në drejtim të gazetares së sportit në RTK, Qëndresa Krelani.
Batatina gjatë një emisioni televiziv i është drejtuar gazetares me fjalët: “Ti në gazetari mundesh me palu gazeta, ose me pastru diçka, por me analizu futbollin në këtë mënyrë jo…. niveli yt nuk është i një gazetareje, duke filluar prej dukjes…”
Gjuha seksiste, ofenduese dhe krejtësisht joadekuate e përdorur nga Batatina është tejet shqetësuese dhe e papranueshme. Për AGK-në, nuk është shqetësuese vetëm sa pak janë të përfaqësuara gratë në medie, por edhe si përfaqësohen ato.
AGK-ja gjithashtu kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës – FFK, të merr masa ndaj trajnerit Batatina për gjuhën e përdorur, si dhe inkurajon të gjitha gazetaret që pavarësisht seteorotipave të shoqërisë, të mos heqin dorë nga ushtrimi i profesionit të tyre, në cilëndo fushë që ato dëshirojnë të raportojnë”./FrontOnline/