Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas pengimit në detyrë të gazetarit të Kallxo.com nga deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, gjatë seancës së sotme konstituive në Kuvendin e Kosovës.
“Sipas raportimeve, gazetari Xhema, gjatë përpjekjes për të marrë një deklaratë nga deputeti Damka lidhur me disa biseda që janë publikuar në media, është përballur me një veprim të papranueshëm fizik, ku deputeti i ka kapur telefonin nga dora, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tij dhe duke e cenuar atë në punën e tij.