×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK: Dënojmë gjuhën seksiste dhe pengimin e gazetares Qliresa Hasani nga zyrtarët e KEDS-it

    FrontOnline
    13 Nëntor 2024

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagmi ka thënë se dënon ashpër gjuhën seksiste dhe pengimin në detyrë, me të cilin është përballur gazetarja Qliresa Hasani, nga zyrtarët e KEDS-it gjatë mbulimit të protestës së banorëve përpara selisë së kësaj korporate.

    Në reagimin e AGK-së thuhet se ky incident përbën ndërhyrje të rëndë në punën e gazetares dhe siç thuhet në reagim, është një sulm me ngjyrime diskriminuese në baza gjinore direkt mbi dinjitetin e saj si profesional, ashtu edhe atë personal.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, dënon ashpër gjuhën seksiste dhe pengimin në detyrë, me të cilin është përballur gazetarja Qliresa Hasani e televizionit lokal TV Festina në Ferizaj, nga zyrtarët e KEDS-it gjatë mbulimit të protestës së banorëve përpara selisë së kësaj korporate”.

    “Gjatë kryerjes së detyrave profesionale, gazetarja jo vetëm që është penguar për të raportuar mbi ngjarjen, por është përballur edhe me gjuhë seksiste nga një zyrtar i KEDS-it, i cili në mënyrë të papërshtatshme i është drejtuar me fjalët: “Nuk lejohet xhirimi i objektit të institucionit, veç nëse do me ba foto me mu”, thuhet në reagim.

    Tutje, AGK-ja ka thënë se kjo qasje jo vetëm që shkel mbi parimet bazë të lirisë së medias, por siç thuhet aty, është edhe një tentativë për të poshtëruar dhe nënvlerësuar profesionin dhe kontributin e gazetares në informimin e publikut.

    “AGK-ja kërkon nga KEDS që të reagojë menjëherë dhe të marrë masa disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë. Po ashtu, u bën thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të garantojnë mbrojtjen e gazetarëve gjatë kryerjes së detyrave të tyre, duke u siguruar që askush të mos jetë subjekt i intimidimeve ose diskriminimeve për shkak të profesionit të tyre”, thuhet tutje në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Burbuqe Hanës Kryeshefe Ekzkeutive e Telekomit, Feim Kelmendit, drejtori i Financave dhe Hajrije Mustafa – Hykolli, i është bërë një kallëzim penal...
    Artikull i Sponsoruar14 Nëntor 2024
    Luxemburgu, një vend i vogël por i mbushur me histori dhe kulturë, është një nga destinacionet më tërheqëse në Evropë. PrishtinaTicket, çdo...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku po e vazhdon “Turneun e ndryshimit”. Ai ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se nesër do të...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ka dështuar në mungesë kuorumi, që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Në rend dite, sot në...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar mbrëmë në një darkë pune, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin u diskutuan çështje...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka arrestuar një 71-vjeçar amerikan, i cili akuzohet se prodhonte në vendin tonë materiale pornografike me të mitur, shkruan...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gjykata e Londrës i ka shqiptuar një dënim me burg një shqiptari i cili është shpallur fajtor për disa vjedhje milionëshe të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën. Sipas...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Gruaja e Donald Trumpit, Melania, nuk ka gjasa të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me kohë të plotë si zonja e parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.