Agjensionit Civil të Regjistrimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar qytetarët se për shkak të infektimit me Coronavirus të zyrtarëve të këtij institucioni do të ndërprenë punën me palë.
Sipas njoftimit për qytetarë që duan të pajisen me dokumente, Agjensioni Civil i Regjistrimi njoftoj se në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisen me Dokumente në Prishtinë është pezulluar puna pasi që zyrtarë të këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Deri në përfundim të procesit të testimit të stafit të këtij institucioni, qytetarëve iu referohet që të njëjtat shërbime t’i marrin në Qendra të komunave tjera.
Në njoftim thuhet se në qendrën në Prishtinë do të mund të marrin shërbime do të marrin vetëm ata qytetarë që e kanë esenciale të paisen me këto dokumenta.