×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjenda e Lajçakut: Sot takon Hotin e Osmanin, nesër Thaçin dhe Kurtin

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës dyditore në Kosovë pritet të takojë të gjithë përfaqësuesit politikë.

    Diplomati sllovak sot do të zhvillojë takim me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Zëdhënësja për media e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhivalj, konfirmoi për Express se sot Lajçak do të takojë Hotin dhe Osmanin.

    “Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, sot do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, në orën 16:30, pastaj me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, në orën 17:30”, tha ajo.

    Tutje Emisari Lajçak nesër në agjendë ka takime me presidentin Thaçi, kryetarin e VV-së Kurti dhe krerët e partive tjera.

    “Nesër Lajçak do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, në orën 09:35, kurse pas një ore do ta takojë kreun e VV-së, Albin Kurti, përkatësisht në orën 10:40. Pas Kurtit diplomati sllovak pritet ta takojë kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, në orën 11:40, pastaj kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, në orën 13:45. Takimet do t’i vazhdojë në orën 15:40 me Peshkopin e Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, më pas do ta takojë kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, në orën 16:20, ndërkaq në orën 17:00 kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. Pas Pacollit, Lajçak do ta takojë kreun e Listës Serbe, Goran Rakiç, në orën 17:40. Ndërkaq, në orën 18:20 ai do t’i takojë përfaqësuesit e minoriteteve joserbe, për të përfunduar agjendën e ditës së mërkurë me një takim me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj, në orën 19:00. Kurse për agjendën e ditës së enjte do të informoheni më vonë”, ka thënë Zhivalj.

    Miroslav Lajçak pas vizitës dyditore në Kosovë do ta vizitojë edhe Serbinë.

    Tema kryesore të cilën pritet ta trajtojë Lajçak gjatë vizitës së tij është Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, e cila edhe ka bllokuar bisedimet mes dy shteteve.

    Përderisa pala kosovare ka refuzuar të negociohet për Asociacioni, pala serbe insiston që ai të themelohet.

    Gjatë ditës qeveria e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Express kanë deklaruar se Asociacioni nuk do të rinegociohet.

    “Kosova i mbetet besnike parimit se për temat për të cilat është arritur marrëveshje, e të cilat marrëveshje kanë marrë mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke u shndërruar në obligim ligjor dhe detyrim ndërkombëtar, nuk mund të rinegociohen apo ndërhyhet në to”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për Express.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...
    Lajme12 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka thënë se PDK e LDK kanë treguar epërsi ndaj Vetëvendosjes në fushatën zgjedhore. Ai në...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar së fundmi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës. Këtë e ka bërë të ditur vetë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët, ka publikuar fotografi nga kryeqyteti nga trotuarët e pa pastruar nga bora dhe me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me një mesazh dhe reagim sa i përket akuzave të ngritura...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka paraqitur zotimet e tij për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke premtuar investime prej 5...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Disa pjesë të zonës luksoze të Brentwood janë nën urdhra evakuimi pasi kërcënohen nga zjarri i përhapur i Palisades. Mes atyre që...
    Sport12 Janar 2025
    Trajneri i kombëtarës së Kosovës në futboll Franco Foda, e ka nisur një projekt të ri me anë të cilit po kërkon...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.