Deklaratat e zyrtarëve serb se masakra e Reçakut ishte incident, ka bërë që të vije reagimi i kryediplomantes kosovare Meliza Haradinaj Stublla.
Ajo në një prononcim për IndeksOnline ka deklaruar se nuk e ka ndërmend t’iu kthehet zyrtarëve serb me retoriken e njëjtë.
“Nëse mendoni se do të hyjë në një valle të cilën nuk e kam nisur vetë , gaboheni shumë. Ata që po i kontribuojnë këtij debati dhe po vazhdojnë përfshirjen në të me siguri kanë agjenda tjera nga ato që jemi zotuar ne si Kosovë”, tha Haradinaj Stublla.
Ministrja e Jashtme e Kosovës tutje ka shprehur zotimin që kanë institucionet e Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me aleatët dhe miqtë kosovarë dhe se vetëm atyre u japim qartësi dhe qëndrueshmëri.
“Kosova ka aleat dhe miq, e ne punojmë ngushtë me ta dhe vetëm atyre u japim qartësi dhe qëndrueshmëri”, theksoi kryediplomatja Haradinaj Stublla.