Të shtunën u hap zyrtarisht fushata zgjedhore nga disa parti politike.
Atë e bënë Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Koalicioni për Familjen si dhe Lëvizja Vetëvendosje.
E sot duket se kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, do të ketë goxha punë.
Edhe pse e diele, ky subjekt politik i ka në rend disa aktivitete, që nisin nga ora 10:00, ku do të bëhet edhe prezantimi i programit për Qendren e Skijimit Brezovica.
Nga ora 16:00, aktiviteti i radhës do të jetë tubimi elektora në Kaçanik, konkretisht në Shtpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj”.
Dy më orë pas ky kandidatët për deputet të këtij subjekti do të jenë në Han të Elezit, në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri”.
Nga ora 19:00 do të vazhdojnë në Gadime të Lipjanit, ku do të kenë takim me qytetarë.
Ky takim parashihet të mbahet në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime.
Derisa takimi tjetër me qytetarë do të jetë në Obiliq, në Shkollën Fillore “Pandeli Sotiri”, që gjendet në rrugën Obiliq – Milloshevë.