Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka demantuar lajmin e publikuar në disa media për bastisjet në këtë institucion.
Përmes një reagimi, AKK thotë se bastisje në Agjencinë Kadastrale të Kosovës nuk ka pasur, duke kërkuar nga mediat që kanë publikuar lajmin ta përmirësojnë një gabim të tillë.
Ky është reagimi i plotë:
Demant mbi lajmin për bastisjet e policisë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës
Shumë nga mediat sot shpërndanë një informacion të gabueshëm mbi një aksion policie të zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë, respektivisht në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Agjencia Kadastrale e Kosovës nuk është e sistemuar brenda Ministrisë së Bujqësisë, dhe lajmi në fjalë nuk ka të bëjë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Pra, bastisje në Agjencinë Kadastrale të Kosovës nuk ka pasur.
Me mirësjellje më të madhe kërkojmë nga mediat që kanë publikuar lajmit, të korrigjojnë të njëjtin dhe të publikojnë demantin.