×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjencia e Ushqimit: Mishi i bardhë i pulës që tregtohet në Kosovë është i sigurt

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Rezultimi i mishit të pulës në Shqipëri pozitiv me bakterin salmonella, kishte ngritur shqetësime edhe në Kosovë. Për këtë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kishte marrë veprime dhe ka kryer analiza. Në një njoftim të publikuar sot kanë konfirmuar se mishi i bardhë i pulës që tregohet në Kosovë është i sigurt.

    “Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qen duke u tregtuar dhe ai qe ishte duke u importuar, është  i sigurte për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Të gjitha rezultatet e analizave konfirmojnë,  mishi i bardhë i pulës qe tregtohet në Kosovë është i sigurte

    Pas ngritje se dyshimeve se mishi i pulës me origjinë nga Brazili kishte rezultuar pozitiv në Shqipëri.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte ndërmarre e veprimeve  për të hequr dyshimet për konsumatorin kosovarë. Me një gjurmim të potë, duke vendosur masa shtesë kontrolli duke përfshi edhe marrjen e mostrave. Kufizime të shitjes deri në konfirmim përmes rezultateve të analizave laboratorike.

    Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qen duke u tregtuar dhe ai qe ishte duke u importuar, është  i sigurte për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim.

    Mostrat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili janë testuar në aspektin mikrobiologjik, në parametrat e prezencës se Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis. Testet janë kryer me ANSR metodë e avancuar për amplifikimin e ADN-së se Salmonelles spp. Të njëjtat janë konfirmuar edhe me metodën klasike e bazuar në ISO 6579-1. Limitet të përcaktuara sipas rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore Nr. 27/2012 , si dhe plotësim ndryshimit 09/2018.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjithmonë do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, për të hequr dyshimet e konsumatorit mbi çdo pasiguri në produkte.

    Po punojmë çdo ditë qe për sigurinë e ushqimit në vend, të besohet si fakt dhe si perceptim.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili dënohet për veprën penale “Dhunim”. Klan Kosova merr vesh se...
    Lajme25 Prill 2025
    Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në emisionin EURO n’T7 ka thënë se niveli lokal është dukshëm më...
    Lajme25 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Atje, shefja e shtetit të Kosovës ka dhënë edhe...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Inspektorati Komunal në Komunën e Mitrovicës Veriore ka intensifikuar veprimet për lirimin e hapësirave publike, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për...
    Lajme25 Prill 2025
    Avokati Arbër Jashari për “Front Online” ka folur lidhur me gjobën e dytë të shqiptuar nga Gjykata për mosprezencën e kreut të...
    Lajme25 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarët e kryesisë, Jakup Nurën dhe Rrahman Ramën, takuan drejtuesit e OVL-së së UÇK-së, të...
    Lajme25 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkruajtur për homazhet që i bëri sot në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me homologun shqiptar,...
    Lajme25 Prill 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dënuar edhe me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të refuzimit të...
    Lajme25 Prill 2025
    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmri Elezi, ka bërë të ditur se deri më 28 prill, e hënë,  partitë politike kanë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.