
Rezultatet e valës së 51 të procesit të privatizimit, ku për pjesën dërmuese të ndërmarrjeve të nxjerra në shitje nuk ka pasur qoftë një ofertues të vetëm tregon mese qartë se besimi i investitorëve që lanë pasur ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit është në nivelim më të ulët të mundshëm
Ndërhyrjet politike në këtë Institucion të rëndësishëm kanë degraduar tërësisht procesin e privatizimit në vendin tonë, raporton “Front Online”

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të Shitja e Aseteve në Likuidimi – 51 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje, raporton “Front Online”

Për 125 asete sa ishin në shitje konkurruan 79 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3,126,433 €uro. Mirëpo, së fundi procesi i privatizimit ka degraduar aq shumë sa që për 125 asete vetëm për 10 sosh ka ofertues që përmbushin kërkesat ligjore, kurse për diku 115 asete nuk ka oferta, raporton “Front Online”

Në shitje ishin 125 asete, e ku për 94 asete nuk kishte as edhe një oferte, për 10 asete kishte vetëm 2 ofertues, kurse vetëm për 6 asete kishte 3 ofertues.

Bazuar në rezultatet e fundit shihet se interesimi për të investuar ne procesin e privatizimit ka rënë thuajse krejt, deri sa besimi që investitorët kanë ne AKP-ne është ne nivelin me te ulet të mundshëm, raporton “Front Online” / Front Online /