Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka folur për përplasjen e aktivistëve të VV-së me ata të LDK-së.
Ai tha se ishin aktivistët e Vetëvendosjes janë mbledhur në afërsi të vendit ku ishte mbledhur LDK dhe kanë provokuar.
”Mirëpo, ne nuk kemi rënë në provokimin e tyre”, tha ai në Klan.
Ai tha se LDK do ta fitojë Podujevën edhe ditën e diele.
”Besojmë shumë në fitorën tonë, dhe besoj se Podujeva edhe më tutje do të jetë bastion i LDK-së”, tha ai