Ish-Kryetari i Podujevës, Agim Veliu i ka reguar kandiatit për kryetar, Shpejtim Bulliqi duke iu referuar një deklarate të këtij të fundit për bishtin e sakicës bërë në prani të Albin Kurtit.
Veliu i thotë Bulliqit: “Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës”.
Ai tutje thotë se ata nuk i ndalin plumbat e se nuk do i ndalin as bishtat.
Bulliqi sipas Veliut ka nxitur vëllavrasje në prani të një ish-Kryeministri.
Veliu fton llapjanët ta ndëshkojnë me votë Bulliqin.
Shpejtim Bulliqi në një video dëgjohet teksa thotë: “Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon…”.
Këtë deklaratë Buklliqi e ka dhënë në prani të të p[arit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ky është postimi i tij i plotë:
Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës.
Të dashtun qytetarë,
Është skandaloze që një bashkëvendas i imi, i Enverit e Xhemës, në prani të një ish-Kryeministri, përdorë diskurs të nxitjes së vëllavrasjes.
Neve, nuk na ndalën as plumbat, e nuk do të na ndalin as bishtat!
I ftoj llapjanët që masovikisht ta ndëshkojnë me votë këtë soj!