Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu po qëndron për një vizitë zyrtare në Itali.
Ai ka bërë të ditur se një “tjetër hap i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe” është realizuar mes Kosovës dhe Romës zyrtare.
“Së bashku me homologen #Lamorgese, nënshkruan sot Marrëveshjen që do ta bëjë qarkullimin e informacionit më të strukturar; operacione policore të përbashkëta; shkëmbime ekspertësh & trajnime”, ka shkruar ai.