Kryetari i degës së LDK-së, Agim Veliu, në zgjedhjet e së dielës nuk ka arritur të marrë më shumë se 5.300 vota.
Agim Veliu, si kandidat për deputet nuk është më i votuar nga kandidatët tjerë të LDK-së në këtë Komunë. Ekrem Hyseni ka mbledhur 5 mijë e 695. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, Ekrem Hyseni ka rënie për rreth 3 mijë vota. Ndërkaq, kandidat tjetër, Visar Hoti ka mbledhur rreth 4 mijë e 500 vota.
Ndryshe, ka përfunduar numërimi i votave në Komunën e Podujevës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është fituese në këtë komunë me rezultat bindës. VV ka arritur t’i kapë 23.062 vota apo 59.45 për qind, pasuar nga LDK 9.366 vota apo 24.14 për qind dhe PDK radhitet e treta me 4.478 vota apo 11.54 për qind.