×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu flet pas përplasjeve VV-LDK që i nxiti Lutfi Haziri

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Njeriu i dytë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Agim Veliu po shprehet më i butë në deklarata sa i përket marrëveshjes LDK-Vetëvendosje, se partneri i tij në parti, Lutfi Haziri. Veliu që së bashku me Hazirin patën qenë më të zëshmit kundër një koalicioni parazgjedhor LDK-VV, në një prononcim ka thënë që nuk e di ku po ngecin bisedimet e se pa një marrëveshje mes dy partive, vështirë se do të ketë kryeministër e qeveri.

    Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu nuk ka komentuar deklaratat që bënë bujë gjatë vikendit, ku Lutfi Haziri e vinte në tryezë të diskutimit edhe njëherë pozitën e kryeministrit të ardhshëm.

    Derisa Haziri deklaroi se kryeministri do të kalojë ka zyrat e LDK-së, Agim Veliu po thotë se të dy partitë duhet të arrijnë një marrëveshje, në të kundërtën nuk do të ketë qeveri e as kryeministër.

    “Po masi u ardh puna këtu, duhet me ba një marrëveshje, pa e bë një marrëveshje zor me pas kryeministër e qeveri”, ka thënë Veliu i pyetur për diskutimet e fundit me tone të larta në mes të partive.

    Agim Veliu ka thënë  se deri më tani është punuar për harmonizim të programit e të qëndrimeve, mirëpo, çështjet tjera si ajo e kryeministrit do të diskutohen në nivel më të lartë politikë.

    “Duhet me u bë një marrëveshje duhet me u ulë njerëzit me ba marrëveshje, deri tash kanë punu këto ekipet teknike për harmonizim të programeve të qëndrimeve që nuk janë të afërta ka pas punë aty me u harmonizu disa gjëra pastaj me kalu në atë çështje të nivelit më të lartë politikë”, ka thënë nënkryetari i parë i LDK-së.

    Megjithatë, i njëjti po thotë se nuk po e di se ku po ngecin bisedimet.

    “Nuk e di ku po ngecin këto bisedime, nuk e di s’kam marrë pjesë”, shton ai.

    Veliu për Express nuk ka pranuar që të komentojë deklaratën e Lutfi Hazirit që gjatë vikendit nxiti reagime të shumta kur tha se emri i kryeministrit të ardhshëm kalon ka zyret e LDK-së.

    Duke mos folur as sa i përket pretendimeve e vënies në diskutim të pozitës së presidentit të ardhshëm si pjesë e marrëveshjes LDK-VV, Veliu vetëm ka thënë se nuk i ka mbetur hatri që Mustafa e emëroi Hazirin e jo atë në ekipin negociator për harmonizim të programeve.

    “Atë e ka sqaru kryetari Mustafa emërimin e tij, mirë e ka sqaru, asnjë fije s’më ka met hatri”, ka deklaruar Veliu.

    Nënkryetari i parë i LDK-së, pati qenë fort i zëshëm kur pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit, diskutohej që LDK e partia e Albin Kurtit të shkonin së bashku në zgjedhje.

    Veliu nuk ishte dukur i lumtur as kur Vjosa Osmani ishte propozuar nga Isa Mustafa si e nominuar për kryeministre nga LDK-ja. Madje, ai në një përgjigje për Gazetën Express kishte dhënë deklarata të forta kundër saj e koalicionit me Vetëvendosjen./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.