×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Shahini dhe Shkëlzen Jusaj në Peregrin: Konsulenca Profesionale në Fokus

    FrontOnline
    14 Prill 2025

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB),  Agim Shahini, së bashku me biznesmenin e njohur, pronarin e Petrol Company, Shkëlzen Jusaj, kanë vizituar sot zyrat e kompanisë Peregrin Acounting &Consulting, ku janë pritur nga drejtori i kompanisë Sami Mazreku.

    Gjatë këtij takimi miqësor dhe profesional, është diskutuar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet AKB-së dhe Peregrin Acounting &Consulting, me fokus në përkrahjen e bizneseve vendore, shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e investimeve të qëndrueshme në Kosovë.

    Palët janë pajtuar që në të ardhmen të koordinojnë veprimtaritë dhe iniciativat për zhvillim ekonomik, duke e parë konsulencën profesionale si një nga shtyllat kyçe për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

    Pas takimit drejtori i Peregrin Acounting &Consulting z.Sami Mazreku ka thënë se ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërlidhjes më të ngushtë mes Institucioneve përfaqësuese të bizneseve dhe sektorit të konsulencës profesionale, duke krijuar një platformë të re bashkëpunimi në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në treg.

    Peregrin Accounting & Consulting është një kompani e cila ofron shërbime të kontabilitetit dhe konsulencës financiare për biznese dhe organizata në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2025
    Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, duke u ndalur në mundësitë për kapërcimin e bllokadës së krijuar për konstituimin e Kuvendit të...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, shprehu zhgënjim për mungesën e një reagimi pozitiv nga ana e institucioneve...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, sot do t’ia dhurojë Çelësin e Qytetit aktivistes së njohur për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq....
    Të tjera
    Sport26 Prill 2025
    Finalja e Kupës së Mbretit i vuri përballë Barcelonën e Real Madridin. Në “Estadio La Cartuja”, Barcelona është e para që ka...
    Lajme26 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për qytetarin serb, N.T., i dyshuar për vjedhje të çokollatës “Nutella” dhe përdorim...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Ka shkuar në tetë numri i personave që janë vrarë dhe në 750 i të plagosurve nga një shpërthim masiv në një...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Mesha për kreun e ndjerë të Kishës Katolike u mbajt jashtë, në sheshin e Shën Pjetrit, në prani të dhjetëra mijëra njerëzve...
    Sport26 Prill 2025
    Barcelona dhe Real Madridi do të përballen sonte me fillim nga ora 22:00 në finale të Kupës së Mbretit. Tashmë gjithçka është...
    Lajme26 Prill 2025
    Disa nga të dyshuarit për vrasjen e zyrtarit policor, ishin të njohur për organet e drejtësisë, meqë ishin dënuar e kishin aktakuza...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.