×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri: VV-së po i bashkohem me gjithë strukturën e AKR-së në Mitrovicë

    FrontOnline
    23 Gusht 2019

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri së bashku me disa aktivistë të AKR-së në këtë komunë, i janë bashkuar zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje duke deklaruar se i pari i kësaj partie, duhet ta udhëheq Kosovën si kryeministër.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se ai nuk është për herë të parë në Mitrovicë, e as Agim Bahtiri nuk është tani për herë të parë në Vetëvendosje, raporton Front Online.

    “Mitrovia është më shumë se një qytet për shtetin e Kosovës, është qytet i punëtorëve dhe minatorëve, aty ku zhvillohet ekonomia dhe ku mbrohet shtetësia. Besoj që jemi me fat që e kemi kryetar Agim Bahtirin në Mitrovicë. Duke iu falënderuar qëndresës, sot ne nuk e kemi kufirin në Ibër. Bahtiri e ka dëshmuar se nuk e ka pushtetin për vete, por për Mitrovicën. “, ka deklaruar ai.

    Në ceremoninë zyrtare të aderimit në VV, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se nuk synon poste apo pasuri nga politika, por “për të luftuar të keqen e SHIK-ut në Mitrovicë”.

    “Qytetarët më kanë përkrahur dhe do të më përkrahin dhe do të jem kryetar i Mitrovicës deri në 2029-ën. Prej 2013-ës nuk e kam pasur mbrojtjen e qendrës për të mbrojtur një pëllëmbë të Mitrovicës dhe kjo më ka shtyrë që t’i bashkëngjitem një subjekti politik, që udhëhiqet nga një njeri prej të cilit kam gjetur përkrahje të vazhdueshme. Duke ditur vlerat e Albin Kurtit kam vendosur t’i bashkohem të vërtetës dhe të drejtës komplet me gjithë strukturën e AKR-së. Kujt tjetër mund t’ia besojmë territorin e Kosovës pos Albin Kurtit?”, tha ai.

    Bahtiri tutje shtoi se “Agimi bashkë me juve flenë i qetë, kur e din që e ka kryeministër Albin Kurtin”./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.