Kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, mendon se jo vetëm në komunën e Mitrovicës, por Lëvizja Vetëvendosje do të fitoj 15 komuna në zgjedhje lokale.
Bahtiri, i cili kishte fituar zgjedhjet në Mitrovicë për dy mandate radhazi si kandidat i AKR-së, u nda nga kjo parti gjatë viti 2018, duke kaluar kështu në Lëvizjen Vetëvendosje.
Duke folur për lajmi.net Bahtiri nuk ka konfirmuar nëse do të kandidoj edhe për një mandat në krye të Mitrovicës, por ka thënë se kjo parti e ka të sigurt fitoren në Mitrovicë, ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet parlamentare.
“Unë mendoj se aty ku ka fituar VV-ja bindshëm, aty do të jetë edhe niveli lokal. Unë e di që në Mitrovicë janë 63.04 për qind, unë mendoj që për Mitrovicë ka përfunduar, po ashtu edhe në Vushtrri edhe shumë komuna të tjera, siç është Gjilani, Podujeva. Por ne mendojmë me i pas 15 komuna”, ka thënë Bahtiri.