Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi në njërin nga restorantet e Ferizajt dhe trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Aliu tha se Ferizaj humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.
“Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restaurantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.
Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.
Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës”, ka shkruar Aliu.