×
  • Sport
  • Sport

    Agim Ademi takon Belgin Jasharin: Ngjarjet me sfond racor nuk kanë vend në sportin tonë

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar futbollistin Belgin Jashari i cili së fundmi u sulmua në baza racore.

    “Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, mirëpritëm futbollistin e talentuar Belgin Jashari, i cili së fundmi ishte viktimë e një sulmi të papranueshëm gjatë një ndeshjeje futbolli, ngjarje për të cilën u reagua gjerësisht në opinionin publik dhe nga të gjithë ju dha përkrahje këtij talenti”, thuhet në postimin e FFK-së në Facebook.

    “Federata e Futbollit e Kosovës edhe një herë dënon fuqishëm çdo formë dhune, teksa vendimet për lëshimet në organizimin e ndeshjes nga klubi vendas tashmë janë marrë, në përputhje me rregulloret e garave”.

    FFK-ja thotë se do ta luftojë secilin akt diskriminues dhe të kujdeset që futbolli të jetë hapësirë e barazisë.

    “FFK është e vendosur që të luftojë pa kompromis çdo akt diskriminues dhe të kujdeset që futbolli të vazhdojë të mbetet një hapësirë e barazisë, respektit dhe bashkimit.  Ngjarjet me sfond racor, gjinor apo fetar nuk kanë vend në sportin tonë”.

    “Belgin, jemi krenarë për forcën dhe qetësinë që ke treguar – dhe do të qëndrojmë gjithmonë në përkrahje Ty dhe të gjithë fëmijëve që po rriten si futbollistë në fushat e futbollit në Kosovë”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport01 Qershor 2025
    Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e Matheus Cunhas. Sulmuesi brazilian ka firmosur një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë në “Old...
    Sport01 Qershor 2025
    Lionel Messi ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në elitën e futbollit amerikan MLS. Inter Miami ka marrë fitore të thellë 5-1...
    Sport01 Qershor 2025
    Luis Enrique është një nga fituesit më të mëdhenj të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pas triumfit historik të PSG-së. Ky...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Si pjesë e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, i cili do të publikohet të hënën, qeveria ka premtuar 1.5...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ministrja për Gratë dhe Fëmijërinë e Hershme e Çadit, Amina Priscille Longoh ka ardhur gjithashtu në Kosovë, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Dje në Basel-Binningen temperatura arriti në 30.2 gradë. Temperaturat afër 30 gradë edhe në vende të tjera dhe mbi 28 gradë në...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Siç njoftoi policia kantonale e Bernës të shtunën, shoferi po udhëtonte në A6 nga Lätti në drejtim të Schönbühl në orën 3:20...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore në mbarë...
    Sport01 Qershor 2025
    Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e Matheus Cunhas. Sulmuesi brazilian ka firmosur një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë në “Old...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.