×
  • Sport
  • Sport

    Agim Ademi flet për lojtarët e përjashtuar: I thyen rregullat, vendimin e mori trajneri

    FrontOnline
    10 Shtator 2024

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur rreth situatës së fundit te kombëtarja e Kosovës, ku u përjashtuan tre futbollistë.

    Ademi ka folur për “Top Channel”, ku ka bërë me dije se vendimi ka qenë ekskluzivisht i trajnerit (selektorit) Franco Foda, të cilin e ka respektuar FFK-ja.

    “Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës. Sigurisht që ne kemi mbështetur mendimin e trajnerit, sepse kjo është dhe rregullorja”, tha Ademi.

    Të dielën, FFK-ja kishte njoftuar se Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga kombëtarja për këtë grumbullim.

    Mbrëmë, Kosova e zhvilloi ndeshjen e fundit të këtij muaji, duke e mposhtur Qipron në udhëtim me rezultat bindës prej 4-0.

    Ndeshjen e ardhshme, kombëtarja dardane do ta luajë më 12 tetor ndaj Lituanisë si mysafire./GazetaExpress/

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Sport10 Shtator 2024
    Janë bërë më shumë se gjashtë vite që prej se Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi atë kohë për t’u transferuar...
    Sport10 Shtator 2024
    Edon Zhegrova ishte temë debati në ditët e fundit pasi u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës sepse kishte dalë natën nga kampi...
    Sport10 Shtator 2024
    Që nga tetori i vitit 2019 kur Rusia fitonte 5-0 si mysafire e Qipros, këta të fundit nuk kanë pësuar më humbje...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti në një përgjigje për gazetarët sot në veri ka thënë “nuk e ka ndjerë se njerëzit nuk e e...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump do të përballen sonte në Filadelfia në debatin e tyre të parë presidencial. Analistët thonë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Petrit Malaj, si dhe...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në vënien e gurthemelit të objektit të ri...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Roskovec të Fierit, ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Lavdosh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.