×
  • Lajme
  • Lajme

    Afrohet cikloni: Nga dita e premte e deri të dielën, reshje intensive shiu e bore, në zonat malore deri në 50 cm

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Një qendër me presion të ulët atmoferik, me origjinë nga Atlantiku, ka përfshirë tashmë Evropën Perëndimore dhe atë Qëndrore, ndërsa momentalisht gjindet në Poloni, duke u përshkuar nga një front i ftohtë, i cili po lëvizë drejt Evropës Juglindore.

    Pra, të premten, do të kemi depërtimin e ftontit të ftohtë që nga orët e para të 24-orëshit, duke sjellur ulje të ndjeshme të temperaturave në vlerat maksimale, si dhe reshje intensive të shiut dhe borës, përfshirë edhe fundjavën. Kohë pas kohe priten edhe erëra të forta, me shpejtësi prej 30-50 km/h, e në momente të caktuara deri në 60 km/h në lokalitete.

    Këto masa do të jenë më të dobëta në aspektin termik, që nënkupton se temperaturat nuk pritet të jenë mjaftueshëm të ulëta për të favorizuar reshjet e borës në pjesën më të madhe të territorit dhe kohës. Si rezultat, reshjet kryesore mund të jenë në formën e shiut apo shqotës.

    Megjithatë, edhe reshjet e vetme të borës, do të paraqiten herë pas here në zona të ulëta, sidomos të shtunën, ku mund të përfshijnë të gjithë vendin, përpara se të rikthehen gradualisht në ato të shiut vonë pasdite dhe në mbrëmje.

    Dita e dielë mbetet me shumë gjasë me reshje shiu, e në zona të caktuara me reshje bore, sidomos në Rrafshin e Kosovës.

    Në këto ditë, në zonat malore priten reshje të dendura bore, ku trashësia mund të arrijë deri në 50 cm.

    Këto reshje vijnë si pasojë e ciklonit me lëvizje të ngadalshme mbi Greqi, ku atje do të jenë reshjet më intensive, duke shkaktuar edhe përmbytje.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 6°C. /MeteoKosova/

    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2024
    Objekti i Kuvendit të Kosovës është veshur sot me ngjyrat e flamurit kombëtar në nder të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Atmosfera...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Safet Gërxhaliu, ish- kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se është shqetësuese këmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Këmbimi tregtar mes...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi dhe Tregti, Ferat Shala, e cilëson si shqetësuese raportin Kosovë-Shqipëri ne aspektin tregtar. Shala thotë për “Front...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarë të dëshmorëve, me qytetarë të shumtë dhe udhëheqës qëndror e lokal, mori pjesë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën e tij të fundit për media, është pyetur edhe për deklaratën për personat e zhdukur,...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, thotë për FrontOnline se në rritjen e eksporteve me Shqipërinë ka ndikuar Rruga e Kombit...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ishte data 28 nëntor 1997 ku në varrimin e mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe, ndodhi edhe dalja publike në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme ka bërë homazhe në Prekaz, aty ku prehet komandanti Adem Jashari bashkë me familjen e tij. E...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur me dëbimin e dy gazetarëve gjermanë, ndërsa e akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.