Modelja dhe këngëtarja, Afërdita Dreshaj ka disa kohë që nuk është aktive me ndonjë projekt muzikor.
Afërdita është përqendruar në jetën private ku prej vitesh po jeton larg trojeve shqiptare, pasi është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo këngëtarja vazhdon t’iu qëndrojë pranë fansave me postime në rrjete sociale.
Së fundmi Afërdita ka ndarë një InstaStory ku nga fitnesi i ka shfaqur format e saja trupore.